EURO 2016
Ranieri merr timonin grek
25 July, 2014 @14:10
Pas lënies së vendit bosh nga Fernando Santos, si përzgjedhës i kombëtares greke në futboll, është përcaktuar të jetë italiani me përvojë, Claudio Ranieri.
Ranieri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me grekët të cilët kërkojnë kualifikimin në EURO 2016 që do të mbahet në Francë.
Greqia me ish trajnerin e tyre, Santos, ka arritur për herë të parë që të kualifikohet në të tetën e finales së Botërorit këtë vjet, derisa është njëherë fituese e Europianit, “Portugalia 2004”.
Ranieri ka qenë trajner i Chelseat dhe Monacos së fundi.