FA CUP

Gol pas inkuadrimit nga banka, Milot Rashica kualifikon Norwichin
9 January, 2022 @16:55
Mjaft mirë e ka nisur vitin 2022 Milot Rashica!
Këmbëshpejti vushtrrias në ndeshjen e parë pas rikthimit nga lëndimi arriti ta gjejë rrjetën dhe kështu e kualifikoi Norwichin në rrethin tjetër të FA Cup.
Sot Norwichi e mposhti me rezultat 0-1 Charltonin, e vendimtar në këtë fitore ishte Milot Rashica, i cili u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë dhe shënoi në minutën e 80’ të ndeshjes, për t’ia sjellur fitoren skuadrës së tij.
Ky ishte goli i parë i Rashicës me fanellën e Norwichit.
Brilliant from Teemy Pukki to set up Milot Rashica #ncfc pic.twitter.com/UKl4FNqmZh
— Canary Cast (@CastCanary) January 9, 2022