SULMUESI
Golat nuk do të ndalen, porosit Gashi
1 March, 2015 @11:48
Sulmuesi i ri i Prishtinës, që u huazua te Drenica për pjesën pranverore të Superligës, Dren Gashi, që në debutimin e tij u bë yll i kuqezinjëve nga Skenderaj.
Gashi, qëlloi portën e Hajvalisë nga afërsia dje për të shënuar golin e hershëm për Drenicën, gol ky që vendosi fatin e takimit.
Mirëpo, Dreni në një prononcim ekskluziv për Borozani.com ka thënë se ai nuk dëshiron që të ndalet me kaq.
“Ndihem shumë mirë. Debutova me gol dhe me këtë gol fituam ndeshjen ndaj Hajvalisë. Shpresoj që të vazhdojë të shënojë gola deri në fund të kampionatit pandërprerë,” ka thënë sulmuesi i Drenicës, Gashi.
Me golin e shënuar nga Gashi, Drenica ka kaluar në vend të gjashtë të tabelës për momentin, ndërsa në xhiron e radhës kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Istog.