Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - YLLI

Golden Eagle Ylli, kampioni i parë dhe historik i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli, kampioni i parë dhe historik i Ligës Unike


14 April, 2021 @21:03

Skuadra e Yllit duke e mposhtur Pejën me rezultat 79-82, e fitoi Ligën Unike.

Në dy çerekët e parë epërsia ishte te Peja, derisa Ylli u rikthye në çerekun e tretë dhe me treshet vendimtare të Erjon Kastratit e mposhti Pejën për ta fituar titullin historik.

Erjon Kastrati me 21 pikë e 5 kërcime, ishte më i miri te Yli, derisa u dalluan edhe Mitchell Wilbekin me 18 pikë, 5 asistime e 4 kërcime dhe Gëzim Morina me double-double prej 15 pikëve e 13 kërcimeve.

Te Peja u veçuan, AJ Walton me 25 pikë, 10 kërcime e 6 asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime, derisa u vërejt mungesa e yllit Dardan Berisha te Peja, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

SKEMA E LIGËS UNIKE

Ky ka qenë gjithashtu, trofeu i parë i skuadrës suharekase në histori të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike