NGA HISTORIA

Goli i vetëm në Danimarkë, nga Bogdani
16 July, 2015 @1:06
Kombëtarja shqiptare është ndeshur 9 herë me Danimarkën në histori. Një fitore e vetme e arritur përmes golit të Panajot Panos në vitin 1963, lë për të dëshiruar në Shqipërinë e pas kësaj kohe.
Por, nëse shikohen ndeshjet e Shqipërisë si mysafir në Danimarkë, para ndeshjes së 4 shtatorit, ku kombëtarja shkon për pikë për t’iu afruar Europianit, Franca 2016, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë pikë dhe kanë regjistruar vetëm humbje.
Për më tepër, si mysafir të Danimarkës, Shqipëria deri sot ka shënuar vetëm një gol atje dhe atë përmes Erjon Bogdanit në humbjen 3-1 të zhvilluar në qershor të vitit 2005 (shih videon mëposhtë).
Kësaj radhe, gjithë përkrahësit e kombëtares presin një rezultat ndryshe nga herat tjera nga Kopenhaga.
Shqipëria është në vend të dytë të Grupit I kualifikues për EURO 2016, derisa ka pikë të njejta më Danimarkën që është e treta.
Ndeshja ndaj Shqipërisë, do të jetë e fundit për Danimarkën në këtë kampanjë si vendase.
Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Danimarkës e zhvilluar në Elbasan më 11 tetor të vitit të kaluar, kishte përfunduar me barazim, 1-1.
Video
Danimarka-Shqipëria 3-1, golat e ndeshjes
Përballjet me danezët:
29/06/63 Denmark-Albania 4-0 | Copenhagen | Petersen 18 (P), Madsen 25, Clausen 36, Enoksen 49 | |
30/10/63 Albania-Denmark 1-0 | Tirana | Pano 3 | |
02/06/93 Denmark-Albania 4-0 | Copenhagen | Jensen 12, Pingel 22, 41, Møller 29 | |
08/09/93 Albania-Denmark 0-1 | Tirana | Pingel 64 | |
09/10/04 Albania-Denmark 0-2 | Tirana | Jørgensen 52, Tomasson 72 | |
08/06/05 Denmark-Albania 3-1 | Copenhagen | Larsen 5, 47, Jørgensen 55; Bogdani 73 | |
01/04/09 Denmark-Albania 3-0 | Copenhagen | Andreasen 31, Larsen 37, C. Poulsen 80 | |
09/09/09 Albania-Denmark 1-1 | Tirana | Bogdani 50; Bendtner 40 | |
11/10/14 Albania-Denmark 1-1 | Elbasan | Lenjani 38; Vibe 81 |