Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLICK

Legjenda gjermane kritikon Mancinin për Shaqirin

Legjenda gjermane kritikon Mancinin për Shaqirin


16 July, 2015 @0:47

Ylli i përfaqësueses gjermane në vitet e 90’ta kur Panzerët u shpallën kampion bote dhe ish lojtar i Interit, Lothar Matthaus, ka kritikuar Roberto Mancinin se nuk i ka dhënë përkrahje fare Xherdan Shaqirit te Interi. 

“Nëse nuk e merr besimin e trajnerit, nuk mund të tregosh asgjë. Mancini nuk e ka përkrahur fare Shaqirin dhe kjo ka shkaktuar që lojtari të humb vetëbesimin,” është cituar të ketë thënë Matthaus për Blickun zviceran. 

Xherdan Shaqiri u prit si hero kur arriti në Inter nga Bayern Munchen në gjysmëstinorin e kaluar, mirëpo ai ka arritur që të futet në 11-shen e parë të Interit vetëm në tetë nga 15 ndeshje. 

“Mancini nuk i ka dhënë as rast Shaqirit që të tregohet. Me cilësitë që ka Shaqiri ai do të duhej të ishte i pazëvendësueshëm te Interi. Nuk e kuptoj me të vërtetë. Mancini e kërkoi, pastaj nuk e favorizoi atë. Po të isha drejtor, do ta pyesja pse po e bën këtë,” ka vazhduar më tej gjermani për gazetën në fjalë. 

Xherdan Shaqiri po kërkohet nga disa ekipe tani, por askush s’është i gatshëm për momentin t’i paguaj Interit minimalisht 12 milionë euro për djaloshin me origjinë nga Gjilani. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga