KISHNICË

Hajvalia nis përgatitjet
15 July, 2015 @18:47
Pas pushimit një javor që morrën futbollistët e Hajvalisë me tu kthyer nga Zvicra ku zhvilluan disa ndeshje miqësore, ata dje kanë filluar stërvitjet për stinorin e ri.
Faqja zyrtare e klubit nga Kishnica ka bërë të ditur se nën urdhërat e Mentor Miftarit kanë punuar edhe përforcimet Shpëtim Babaj, Granit Arifaj, Alban Shillova, etj.
Hajvalia do të nis kampanjën e Superligës ndaj nënkampionit, Besës, më 23 gusht.
Video
Stërvitjet e Hajvalisë