BEFASIA

REUTERS/Arkiv
Porto rrëmbën lojtarin e rivalit
15 July, 2015 @13:38
Porto pas Iker Casillasit, ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në ekip. Kjo, shumë e dhimbshme për kryeqytetin, pasi që Porto ia rrëmbeu Benficës krahun, Maxi Pereira.
Uruguajani është te Benfica që nga viti 2007 dhe në stinorin e fundit regjistroi 32 paraqitje për Shqiponjat e Lisbonës për të fituar titullin kampion me ‘ta.
Porto ka pritur që lojtari t’i skadojë kontrata për ta marrë me parametra zero, pa dëmshpërblim.