PARA SHORTIT

BOROZANI/D.S.
Rivalët potencial para shortit për “Rusia 2018”
15 July, 2015 @13:07
Pas renditjes së fundit të FIFA-së të botuar më 9 korrik, tashmë janë përcaktuar reprezentacionet sipas vazove në zonën e Europës, UEFA, që do të futen në short për Kampionatin Botëror të radhës, “Rusia 2018”.
Kështu, Shqipëria u ngrit nga vazoja e katërt në të tretën ndërsa kundërshtarët që nuk do t’i bien në grup janë: Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia.
Rregulli i ri
Përndryshe, UEFA ka kërkuar që grupet kualifikuese ku qëllojnë Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda si bartëse grupi - patjetër duhet të kenë nga gjashtë reprezentacione në grup.
Gjibraltari, pikëpyetje
Në anën tjetër, Gjibraltari ka bërë kërkesë për futje në short, që ende nuk është zyrtarizuar nga UEFA.
Kush shkon?
Do të krijohen nëntë grupe kualifikuese nga Eurozona, ndërsa fituesit e grupeve shkojnë direkt në “Rusia 2018”, e tetë të dytit më të mirë do të zhvillojnë ndeshje barazhi në nëntor të vitit 2017 për të përcaktuar edhe katër reprezentacionet tjera që kërkojnë Botërorin.
Shorti
UEFA do të dërgojë 13 përfaqësues në Botëror, plus Rusinë si organizatore. Shorti kualifikues për Eurozonën për “Rusia 2018” do të tërhiqet më 25 korrik të këtij viti, derisa ndeshjet do të fillojnë të luhen në shtator të vitit të ardhshëm. Shorti fillon në ora 17:00 më 25 korrik.
VAZOT para "RUSIA 2018":
1 | Gjermania, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Rumania, Anglia, Uellsi, Spanja dhe Kroacia. | |||
2 | Austria, Sllovakia, Italia, Zvicra, Çekia, Franca, Islanda, Danimarka dhe Bosnja e Hercegovina. | |||
3 | Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, SHQIPËRIA, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia. | |||
4 | Turqia, Sllovenia, Izraeli, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Ishujt Faroe, Mali i Zi dhe Estonia. | |||
5 | Qipro, Letonia, Armenia, Finlanda, Bellorusia, Maqedonia, Azerbejxhani, Lituania dhe Molldavia. | |||
6 | Kazakistani, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Gjeorgjia, Malta, San Marino dhe Andorra. |