SALIHI

‘Këtu jam për Champions’
14 July, 2015 @22:49
Sulmuesi i kombëtares që u rikthye në Kategorinë Superiore për t’i ndihmuar kampionit shqiptar në rrugë për Ligë të Kapmionëve, Hamdi Salihi, është ndjerë tejet i lumtur që debutoi me dy gola në Ligë të Kampionëve sonte.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Kam pritur momentin kur do t’i kontribuoja një ekipi shqiptar në Europë. Jam këtu për t’i ndihmuar korçarët në rrugë për Champions, pasi që në ligë ata dalin vetë kampion,” ka thënë shënuesi i çfitgolëshit sonte për Skënderbeun.
Skënderbeu mposhti Crusaders 4-1 në Korçë, derisa javën tjetër zhvillon ndeshjen e kthimit në Belfast për të kërkuar raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.