KORÇË

Skënderbeu tregon forcën, Salihi super debutim
14 July, 2015 @21:50
Paraqitje e mrekullueshme e Skënderbeut sonte në Korçë, derisa debutim fantastik i Hamdi Salihit me dy gola i dha epërsinë 4-1 kampionit të Shqipërisë ndaj atij të Irlandës Veriore para ndeshjes së kthimit.
Bakary Nimaga e kosovari Bernard Berisha shënuar dy golat tjerë për korçarët, derisa Skënderbeu dominoi në pjesën më të madhe të lojës.
Liridon Latifi gjithashtu u tregua shumë mirë sonte, derisa ekipi i Mirel Josës javën që vjen pritet të kryejë formalitet para veriirlandezve të Crusaders për të kaluar në raundin e tretë kualifikues.