NGA KONFERENCA

Enrique për Ardën
14 July, 2015 @15:55
Në stërvitjet e para me klubin, Luis Enrique ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp me gazetarë sot, derisa ka vlerësuar edhe përforcimin e ri në skuadër, Arda Turan.
“Jam i lumtur dhe uroj menaxherët që kanë kryer marrëveshjen me Arda Turanin,” ka thënë fillimisht Enrique, transmetojnë mediat spanjolle.
“Ai i kalon lojtarët. Atij nuk mund t’ia marrësh topin lehtë. Ndërsa puna që e kryen në mbrojtje është e madhe. Thjesht, është përforcim i madh,” ka përfunduar ai.
Luis Enrique në stinorin debutues të tij me Barcelonën fitoi Ligën e Kampionëve, titullin kampion dhe Kupën e Spanjës.