ZYRTARE

Rekord transfer, Sterling te City
14 July, 2015 @18:51
Skuadra e Liverpoolit ka mbetur pa njërin prej futbollistëve kryesorë të saj, Raheem Sterling.
Sulmuesi anësor, i cili në stinorin e fundit ka shënuar 7 gola dhe 8 asistime me të kuqtë, i është bashkuar skuadrës së Manchester Cityt.
City për kartonin e Sterlingut ka paguar hiq më pak se 49 milionë funta (69 milionë euro).
I kënaqur me këtë transferim është treguar edhe kryetrajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, i cili e vlerësoi lartë futbollistin 20 vjeçar, duke e quajtur atë si njëri prej sulmuesve më të mirë në botën e futbollit.
Falë këtij transferi, Sterling është bërë futbollisti më i shtrenjtë anglez duke nënshkruar kontratë 5 vjeçare, ku do të fitojë 180 mijë funta për javë, ndërsa gjithashtu është thyer edhe rekordi i transferimit të një futbollisti te Manchester City. Deri më tani këtë epitet e mbante Sergio Aguero, i cili ishte transferuar për 38.1 milionë funta në vitin 2011.