PREJ MANCHESTERI

REUTERS/Arkiv
Edhe Chicharito mund të përfundojë në Turqi
14 July, 2015 @14:08
Javier Hernandez, shumë më i njohur si Chicharito, mund të përfundojë në Besiktas këtë verë, kanë bërë të ditur mediat spanjolle sot.
Sipas të përditshmes, Sport, Besiktas ka treguar interesim për sulmuesin 27 vjeç që së fundi luajti si huazim në Real Madrid, nga Manchester Unitedi.
Ekipi turk është i gatshëm të paguajë afro 5 milionë euro dëmshpërblim për lojtarin në fjalë.