SHKARKIMI

Rusia përjashton Capellon
14 July, 2015 @10:10
Fabio Capello nuk është më trajner i Rusisë. Strategu më i paguar në botën e futbollit, Capello, që ka marrë rrogë vjetore nga Federata e Futbollit Rus (RFU), afro 9 milionë euro në vjet, tashmë është trajner i lirë.
Rusët nuk duruan më humbjet nga Austria, që ndodhën dy herë me radhë në rrugë për EURO 2016 dhe e larguan trajnerin tre vite para skadimit të kontratës së tij, që kishte afat deri në fund të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Capello kishte kualifikuar Rusinë në Kampionat Botëror pas 12 viteve mungesë, mirëpo përfaqësuesja që drejtonte u përshëndet nga Botërori i shkuar pa fituar asnjë ndeshje.