KAMPIONI

Foto: KF Ferronikeli/ Facebook
Ferronikeli kreu stërvitjet e para
13 July, 2015 @21:13
Ferronikeli, ashtu edhe si planifikoi, nisi stërvitjet e para për stinorin 2015/16. Kampioni aktual i Kosovës ka punuar sot në Qendrën Reakreativo Sportive të Sllatinës, derisa thirrjes së trajnerit Gani Sejdiu iu përgjigjën 17 lojtarë të ekipit të parë.
Të tjerët pritet të bashkohen në ditët në vijim, pasi që ende janë në pushime. Vrapimet dhe ushtrimet e lehta kanë qenë stërvitjet dominuese të seancës së parë ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e klubit nga Drenasi.
Ferronikeli nis kampanjën e re të Superligës me derbi ndaj Prishtinës në Prishtinë.