SPURS

Lëndohet Lloris
13 July, 2015 @21:06
Portieri i përfaqësueses franceze dhe i Tottenham Hotspurit, Hugo Lloris, ka thyer nyjen e dorës së djathë të tij në stërvitje dhe mund të mos paraqitet në hapje të stinorit në Premier League.
Lloris, që është njëri ndër portierët më të dalluar në Premier League, arriti te Tottenhami në vitin 2012 nga Olympique Lyon dhe përfolej si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere te Manchester United.
Mjekët e klubit londinez ende nuk kanë konstatuar se për sa kohë do të qëndrojë ai jashtë fushave.