CHAMPIONS

Skënderbeu nesër nis rrugëtimin europian
13 July, 2015 @20:53
Skënderbeu ka mësuar kundërshtarin që doli nga raundi i parë kualifikues. Kampioni i Irlandës Veriore, Crusaders, nuk duket të jetë problematik për kampionin e Shqipërisë në raundin e dytë kualifikues, derisa me sulmin Hamdi Salihi dhe Ventsislav Hristov, Skënderbeu duket i rrezikshëm.
Nesër mbrëma me fillim prej orës 20:00, stadiumi i Skënderbeut në Korçë pritet të mbushet me tifozërinë e zjarrtë derisa ekipi i Mirel Josës do të kërkojë vetëm fitoren.