MEDIA

Foto: Scanpix
Danimarka në presion, Olsen i shqetësuar
13 July, 2015 @15:37
Danimarka është në presion të madh për të fituar ndeshjen ndaj Shqipërisë më 4 shtator, bëjnë të ditur mediat daneze.
“Politikë sportive dhe lobi, kjo është ajo që po ndodh. Por ne nuk do të mund të bëjmë asgjë tani. Nuk e kuptoj këtë vendim,” ka thënë trajneri i përjetshëm i Danimarkës, Morten Olsen, për Tipsbladet.
“Tash është shumë më vështirë për të shkuar në EURO 2016 për përfaqësuesen tonë,” ka vazhduar trajneri 65 vjeç.
Shqipëria fitoi tre pikë në tavolinë pas ndeshjes së ndërprerë me Serbinë, me Vendimin e CAS-it.
Kështu, Shqipëria dhe Danimarka kanë pikë të barabarta tani, nga 10. Shqipëria është e dyta në grup, derisa Danimarka në vend të tretë.
TABELAT AKTUALE TË GRUPEVE PËR EURO 2016
Ndeshja e zhvilluar në Elbasan kishte përfunduar 1-1. Shqipëria është mysafire e Danimarkës më 4 shtator.
Danimarka ka vetëm edhe një ndeshje si vendas në Grupin I kualifikues për EURO 2016, atë ndaj Shqipërisë. Dy të tjerat i luan si mysafire, ndaj Armenisë dhe Portugalisë.