FLET PËRFORCIMI

Foto: manutd.com
Schweini: Pas Bayernit, vetëm Man Utd!
13 July, 2015 @14:52
Bastian Schweinsteiger është veshur me fanellë të kuqe të Manchester Unitedit.
Legjenda e Bayern Munchenit si lojtar i ri i Djajve të Kuq ka thënë:
“Nuk ka qenë lehtë t’i thuash Bayernit, po shkoj, pas gjithë atyre viteve dhe triumfeve. Manchester United është i vetmi klub në botë të cilin do ta pranoja për të zëvendësuar me Bayernin tim. Jam i lumtur që do të punojë përsëri me trajnerin Louis Van Gaal.”
Mesfushori 30 vjeçar, ka lënë Bayernin pas 13 viteve karrierë profesionale aty, ku debutoi në nëntor të vitit 2002. Pas 500 paraqitjeve dhe 70 golave me bavarezët, Schweinsteiger ndërroi ambient.