EMILJANO VILA

BOROZANI/ Lis Dorambari
Vila transferohet te skuadra greke
13 July, 2015 @22:15
Emiljano Vila nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga kryeqyteti shqiptar, Partizani.
Mesfushori 27 vjeçar është larguar nga të kuqtë, për ta vazhduar karrierën te skuadra nga Superliga greke, Kerkyra.
Ish futbollisti i skuadrave si Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe PAS Giannina, përveç atyre nga Shqipëria, do të provohet për herë të katërt te një skuadër e huaj.
Vila ka nënshkrur kontratë një vjeçare me Kerkyran, skuadër kjo e cila e përmbylli stinorin e kaluar në pozitën e dhjetë në Superligën e Greqisë.