MUNGESA

Alexis mungon në fillim të stinorit
15 July, 2015 @0:48
Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit të tij në fillim të stinorit të ri të Premier League si dhe në ndeshjen e Superkupës angleze.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pasi që ky i ka dhënë pushim shtesë lojtarit për shkak të angazhimit të tij me reprezentacionin kilian në Copa America 2015.
Arsenal si fitues i Kupës së Anglisë stinorin që shkoi do të ndeshet me kampionin e stinorit të shkuar, Chelsea, në ndeshjen e Superkupës së Anglisë që zhvillohet më 2 gusht në Wembley të Londrës.