BILD SPORT

Schalke s’mund ta blejë Shaqirin
15 July, 2015 @9:04
Xherdan Shaqiri ka mbetur disi në mes. Kërkohet nga disa ekipe, por marrëveshjet nuk po arrihen.
Të njejtën gjë e ka shkruar edhe Bild Sport sot, duke bërë të ditur se Schalke po planifikon shitjen e peruanit Jefferson Farfan për të mbledhur para për Shaqirin.
Sidoqoftë, derisa Inter nuk ulë kërkesën prej 17 milionë eurove dëmshpërblim për blerjen e Xherdanit, ai vështirë se do të largohet nga Interi i Roberto Mancinit, ku nuk ka arritur të stabilzohet pas transferimit nga Bayern Munchen.