BERSANT CELINA

Foto: itfc.co.uk
Goli më i bukur i karrierës
20 December, 2021 @14:29
Bersant Celina, mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e golit më të bukur të muajit nëntor 2021 në League One të Anglisë.
Ai fitoi 51% të votave me shënimin e tij perfekt, ndërsa e ka cilësuar si golin mëë të bukur të karrierës së tij.
“Posa e godita topin, e dija se po hynte,” ka thënë Celina pas marrjes së shpërblimit, shkruan faqja zyrtare e ekipit të tij, Ipswich Toën.
“Kam shënuar disa gola që më kujtohen mirë në karrierë, por kjo ka qenë gjithçka në të njëjtën kohë,” ka shtuar ai, duke theksuar se është më e mira që ka shënuar ndonjëherë në karrierën e tij.