REFERËT
Greku, rusi dhe turku ndajnë drejtësinë në Kosova-Sllovakia
20 February, 2021 @18:56
Në ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovakisë, vendimtare për kualifikim tutje nga Grupi B parakualifikues për Botërorin 2023 - drejtësinë do ta ndajnë referët nga Greqia, Rusia dhe Turqia.
Petros Papapetrou, Semen Ovinov dhe Ali Sakaci - janë treshja e referëve të përcaktuar për këtë ndeshje nga FIBA, ndërsa komisioner është turku Engin Kennerman.
Ndeshja nis në ora 19:00, ndërsa fituesi i duelit siguron kualifikimin tutje në gara kualifikuese tjera.