SERBI
Gvozdenovic, organizimi në Elbasan do të jetë në nivel
2 October, 2015 @14:19
Mbrojtësi serb, Ivan Gvozdenovic, i cili ka bërë karrierë në ekipet shqiptare si Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi, u ka bërë të ditur mediave serbe se organizimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai i ka thënë Kuririt se serbët do të jenë të sigurtë në Elbasan dhe ndeshja do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Nuk ka eufori këtu për lojën. Gjithçka shikohet në aspektin sportiv dhe nuk ka arsye për brengë,” ka thënë Gvozdenovic tash 37 vjeçar që jeton dhe punon në Tiranë.
“Në ndeshje nuk do të shkojë por kam vënë bast me shokët tiranas për Serbinë. Ose unë do të paguajë pije deri në 50 euro, ose ata,” ka shtuar ai.
Për më tepër ai ka treguar se futbolli shqiptar është në ngritje dhe ndeshja nuk do të jetë e letë për Serbinë.
Gvozdenovic ka luajtur në 5 vitet e fundit të karrierës së tij në Kategorinë Superiore, ndërsa në fillim të viteve 2000 ka qenë pjesë e përfaqësueses jugosllave atëherë.