WESTFALEN

REUTERS
Hakmarrja e Kloppit
27 July, 2013 @22:43
Jürgen Klopp dhe Borussia Dortmund i kanë dhënë një natë të tmerrshme Bayernit duke e mposhtur në finalen e Superkupës gjermane 4-2.
Dortmundi ka marrë epërsinë në fillim të takimit me anë të Marco Reus, ndërsa pas barazimit nga Arjen Robben në pjesën e dytë, ‘milionerët’ i kanë treguar dhëmbët në Westfalen për të mposhtur në fund kampionin europian dhe gjerman 4-2.
Kosovari Xherdan Shaqiri ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Pep Guardiolës, në humbjen e parë të rëndësishme të ekipit.