Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPI ANGLEZ

Harry Kane në dyshim për ndeshjen e radhës

Harry Kane në dyshim për ndeshjen e radhës


23 November, 2022 @11:12

Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore sot, derisa lëndimi i tij në ndeshjen ndaj Iranit duket të ketë qenë më serioz sesa në pamje të parë.

Sipas njoftimeve nga kampi anglez, që transmetojnë mediat e atjeshme, Kane do t’i nënshtrohet skanimit të këmbës së djathtë, ndërsa veçse ka munguar një stërvitje me ekipin për shkak se nuk ndihej mirë.

Kujtojmë, Kane ka qenë fituesi i Këpucë së Artë në Botërorin e kaluar “Rusia 2018” ku Anglia kishte arritur deri në gjysmëfinale të garës, për të përfunduar e katërta në turne, pas humbjes nga Belgjika në ndeshjen për vendin e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori