EUROBASKET 2022

Hidhet shorti, Eurobasket mëson grupet - priten super ndeshje
29 April, 2021 @14:31
Caktohen grupet për Eurobasket 2022.
Para pak çastesh, është hedhur shorti për Eurobasket 2022, derisa pritet të ketë super ndeshje që në fazën e grupeve.
Eurobasketi do të luhet në 4 qytete: Tbilisi, Köln, Milano dhe Pragë.
Grupi A do të luhet në Tbilis të Gjeorgjisë, derisa grupin e formuan këto skuadra: Spanja, Rusia, Turqia, Gjeorgjia, Belgjika dhe Bullgaria.
Grupi B do të luhet në Köln të Gjermanisë me skuadra: Franca, Lituania, Sllovenia, Gjermani, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina.
Grupi C do të luhet në Milano të Italisë me skuadra: Greqia, Italia, Kroacia, Ukraina, Britania e Madhe dhe Estonia.
Grupi D do të luhet në Pragë të Republikës Çeke me skuadra: Serbia, Republika Çeke, Polonia, Finlanda, Izraeli dhe Holanda.
Kampionati Evropian do të fillon më 1 shtator 2022 dhe do të zgjat deri më 18 shtator 2022.