Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Historike për futbollin kosovar, Drita në rrethin e tretë në Europa League

Historike për futbollin kosovar, Drita në rrethin e tretë në Europa League


17 September, 2020 @21:53

Kampionia e Superligës së Kosovës, Drita, ka shkruar histori në Maqedoni, në kuadër të Europa Leagues.

Drita duke e mposhtur Sileksin me rezultat 0-2, u bë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në rrethin e tretë eliminator të Europa Leagues.

Heronjtë e Dritës në këtë ndeshje ishin mbrojtësit Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

Gërbeshi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 48’, kurse Limani e vulosi rezultatin në minutën e 80’.

Drita në rrethin e tretë do të takohet me gjigandin polak Legia Warsawa.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga