Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, HOLANDA - SHBA

Holandë efikase, Van Gaal çon Holandën në çerekfinale

Holandë efikase, Van Gaal çon Holandën në çerekfinale


3 December, 2022 @18:03

Holanda ka marshuar në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shënuar fitore ndaj SHBA-ve, 3-1 [Memphis Depay 10, Daley Blind 45+1, Denzel Dumfries 81 - Haji Wright 76].

Përkundër rasteve të shumta dhe posedimit të amerikanëve gjatë lojës, Holanda është treguar vrastare në sulm, duke konkretizuar rastet dhe duke kundërsulmuar në mënyrë të shpejtë.

Netherlands

Dy golat e ngjashëm për Holandën në pjesë të parë treguan fuqinë e tyre dhe taktikën e vyeshme të Louis Van Gaalit, që ka rikthyer Holandën në çerekfinale të garës për herë të parë që prej “Brazili 2014”.

Amerikanët në anën tjetër mund të thuhet se kishin një Botëror të suksesshëm, ndërsa tashmë ekipi i ri në dorë që e kanë pritet të piqet edhe më shumë për Botërorin e radhës, ku janë bashkorganizator.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori