Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOAO FELIX NË "STAMFORD BRIDGE"

Huazimi 11-milionësh

Joao Felixi me fanellë të Chelseat sot/ Foto: ChelseaFC/fb

Huazimi 11-milionësh


11 January, 2023 @14:55

Joao Felix është lojtar i ri i Chelseat deri në fund të stinorit 2022/23. Futbollisti portugez që kishte ardhur për 120 milionë euro nga Benfica te Atletico Madrid në verën e vitit 2019, për shumën e 11-milionë eurove si huazim është bërë futbollist i ri në Stamford Bridge.

Në 14 ndeshje këtë stinor me Atleticon, sulmuesi i krahut, Felix 23-vjeçar ka shënuar 4 gola në 14 paraqitje në LaLiga.

Joao Felix

Derisa Chelsea i ka uruar mirëseardhje portugezit me fjalët “artisti i ri në qytet” Felix ka deklaruar se të kaltërit e Londrës janë ndër ekipet më të mira në botë.

Përndryshe, Chelsea prej se ndau rrugët me Thomas Tuchelin dhe emëroi Graham Potterin në vend të tij, nuk po arrin të gjejë lojën që e kishte dhe është larg vendeve për TOP-4 të Premier Ligës aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga