3 BARAZIME - NË 4 NDESHJET E FUNDIT

Arsim Thaçi, duroi vetëm 10 xhiro presionin të jetë trajner i një ekipi kërkues për titull/ Foto: DritaFC/ fb
Humb kreun, jep dorëheqje!
17 April, 2023 @13:38
Gjatë mesditës, Drita ka mbetur pa trajner. Skuadra gjilanase që është e vetmja me kampionin aktual që po garon për titull kampioni, dje ka dështuar të mposht Dukagjinin në Klinë, ndërsa ka humbur kreun e renditjes.
Arsim Thaçi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme ka bërë të ditur klubi i Dritës në njoftimin e lëshuar sot. I pa kënaqur me rezultatet e deritashme, trajneri Thaçi ka ofruar dorëheqjen e tij.
“Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit. I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaçi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaçi për të ja pranuar dorëheqjen. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaçi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës,” — ka bërë të ditur Drita në njoftim.
Thaçi erdhi te Drita për të zëvendësuar Ardian Nuhiun që ishte ndarë me klubin pas rreth katër vitesh si dhe për të rikthyer titullin kampion në Gjilan! Por, si duket aventura e tij nuk shkoi si u planifikua! Nuhiu mbetet trajneri i fundit që i solli Dritës titullin. E për kë do të vendos kryesia e Dritës për shtatë xhirot e fundit në luftë për titull dhe vetëm një pikë prapa Ballkanit - pritet të shihet shpejt. Ai duroi vetëm dhjetë xhiro si trajner i Intelektualëve. Përndryshe në katër xhirot e fundit Drita regjistroi tri barazime. Ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit, katër!