KUQ E ZI
Humbja e parë
7 September, 2015 @23:06
Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në kualifikime duke pësuar nga portugezët në minutat shtesë.
Pjesa e parë kaloi në dominim të plotë të portugezëve. Shqipëria nuk mund të luante lojën e saj derisa Portugalia rrezikonte kahdo që gjente hapësirë duke krijuar dhe duke tentuar disa herë drejt portës përmes Cristiano Ronaldos.
Kjo ka qenë humbja e parë e kuqezinjëve në këtë cikël kualifikues, derisa gjasat mbeten të gjalla për Francë ende.
Shqipëria është në vendin e tretë aktualisht në grup me 11 pikë.