GATI
Mbushet Elbasani
7 September, 2015 @18:05
Elbasani është më i plotë se kurrë. Parking për kerre nuk ka thuajse, ndërsa mijëra tifozë anë e mbanë shqiptarisë, pak edhe portugezë, kanë vërshuar rrugët e qytetit.
Gjithkund dëgjohen këngët për Shqipërinë, ndërsa policia ka nisur barrikadimin e qytetit, duke zbrazur lokalet afër stadiumit brenda minutës. Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, derisa ndeshja
nis në 20:45.