NGA KONFERENCA
Quaresma: Do t’i njoftojmë me humbje!
7 September, 2015 @7:22
Ricardo Quaresma, që së fundi u rikthye nga Portoja te Besiktasi, në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes Shqipëri-Portugali ka thënë se portugezët do t’i njoftojnë shqiptarët me humbje.
“Shqipëria është skuadër e fortë. Ka shpirt dhe ka disa lojtarë cilësorë. Ndërsa sa i përket ndeshjes, shpresoj që t’ua shkaktojmë humbjen e parë atyre,” ka thënë Quaresma në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme.
Portugalia është lidere e Grupit I kualifikues për EURO 2016 me një pikë më shumë se Shqipëria.
Portugalia ka vetëm një humbje të regjistruar në këtë grup dhe atë nga Shqipëria.
Shqipëria është skuadra e vetme pa humbje në këtë grup.