KOMBËTARJA
Mavraj pranë ekipit, motiv shtesë për kuqezinjtë
6 September, 2015 @20:38
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili nuk ishte i ftuar për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë për shkak të lëndimit që e ka, Mërgim Mavraj, ka gjetur mënyrën për t’i motivuar bashkëlojtarët e tij para duelit të vështirë ndaj Portugalisë.
Mavraj, ishte i pranishëm në seancën stërvitore të kombëtares që u zhvillua sot pas dite në Elbasan Arena, duke u çmallur me bashkëlojtarit dhe shtabin teknik, si dhe njëkohësisht duke u bërë motiv shtesë për kuqezinjtë.
Futbollisti 29 vjeçar ka kohë që ka mbetur larg fushave të blerta për shkak të lëndimit, ndërsa kohëve të fundit ka filluar stërvitjet individuale, duke dhënë sinjale që do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit, ku kuqezinjtë do të takohen me Serbinë dhe Armeninë.