PARA NDESHJES
Kaçe, zëvendësim për Abrashin!?
6 September, 2015 @12:24
Abrashi apo Kaçe? Kjo është një prej dilemave kryesore të trajnerit Gianni De Biasi para ndeshjes me Portugalinë.
Kur ka mbetur vetëm edhe një seancë stërvitore para ndeshjes, italiani do të vendos se cili do të ishte më i përshtatshëm përballë portugezëve.
Megjithëse Abrashi nuk kishte paraqitje të keqe përballë Danimarkës, forma e mirë e Kaçes po krijon dilema për De Biasin.
Në përgjithësi formacioni përballë Portugalisë pritet të jetë gati i njëjtë sikurse kundër Danimarkës.
Sipas të gjitha gjasave, ndryshim mund të ketë vetëm edhe tek pozita e krahut të djathtë të mbrojtjes, ku pritet përgjigjja përfundimtare nga mjekët e kombëtares nëse mund të jetë i gatshëm Elseid Hysaj për të luajtur nga minuta e parë.
Hysaj gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë e De Biasit në kombëtare, por për shkak të lëndimit të futbollistit të Napolit, italiani u detyrua që në vend të tij përballë Danimarkës ta aktivizojë debutuesin Berat Xhimshiti, i cili la përshtypje të mira në takimin e tij të parë me fanellën kuqezi.
Nëse Hysaj nuk do të jetë i gatshëm, Xhimshiti do ta merr përsëri përsipër barën në krahun e djathtë të mbrojtjes.