FSHF
FSHF sqaron opinionin, autobusi nuk u aksidentua
5 September, 2015 @19:52
Sot para dite në disa media të ndryshme në shqip, është thënë se autobusi i kombëtares shqiptare ka pësuar aksident trafiku, me ç‘rast futbollistët kuqezi janë detyruar ta përdorin taksin për të shkuar në stërvitje.
Ky lajm është përgënjeshtruar pjesërisht nga FSHF-ja, e cila ka informuar saktësisht nëpërmjet faqes zyrtare të saj.
“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë dhe sqarojë mediat dhe opinionin publik në lidhje me një lajm të përhapur në media për përplasjen e autobusit të ekipit kombëtar me një taksi në Kopenhagë gjatë rrugës për në stërvitje, se ai nuk është i saktë. Autobusi i ekipit kombëtar i cili shkonte sot për stërvitjen e planifikuar në Kopenhagë, është bllokuar në trafik, për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Për këtë arsye, lojtarët dhe stafi kanë arritur në qendrën stërvitore, duke përdorur taksi, për të evituar këtë anomali të krijuar nga pështjellimi i trafikut,” thuhet në njoftimin e FSHF-së.