KUALIFIKIMET
Shqipëria, në zonën e kualifikimit të drejtpërdrejtë
5 September, 2015 @11:13
Me barazimin e djeshëm ndaj Danimarkës, Shqipëria vazhdoi të qëndrojë në pozitën e tretë në grupin I, duke u renditur pas Portugalisë me 12 pikë dhe Danimarkës me 11 pikë, që ka pikë të njëjta me Shqipërinë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se kuqezinjtë.
Po të kishte fituar Shqipëria, sot do të kryesonte në grup, mirëpo, megjithatë edhe barazimi pa gola ia dha një vend për kryesim Shqipërisë.
Kombëtarja kuqezi edhe më tej mbetet si skuadra më e mirë në krahasim me të gjitha skuadrat e pozitës së tretë në grupet tjera të kualifikimeve për Europian, që do të thotë se po të ishte kjo fundi i kualifikimeve, Shqipëria do të kualifikohej drejtpërdrejtë në EURO 2016.
Në Kampionatin Europian do të marrin pjesë 24 shtete, përfshirë këtu edhe nikoqiren, Francën. Kualifikimin e drejtpërdrejtë do ta sigurojnë të gjitha skuadrat që përfundojnë në dy vendet e para, si dhe skuadra me më së shumti pikë të fituar në pozitën e tretë, derisa 8 vendet e tjera të mbetura do të luajnë Play Off për t’i siguruar biletat e fundit.
TABELAT AKTUALE TË GRUPEVE NË KUALIFIKIMET PËR EURO 2016.
Radhitja aktuale e skuadrave që gjenden në pozitat e treta
1 | Shqipëria | 5 ndeshje - 11 pikë | Bilanci: 3F - 2B - 0H | Golaverazhi: 7-2 |
2 | Hungaria | 6 ndeshje - 11 pikë | Bilanci: 3F - 2B - 1H | Golaverazhi: 5-3 |
3 | Norvegjia | 6 ndeshje - 10 pikë | Bilanci: 3F - 1B - 2H | Golaverazhi: 5-8 |
4 | Rusia | 5 ndeshje - 7 pikë | Bilanci: 2F - 1B -2H | Golaverazhi: 8-3 |
5 | Holanda | 6 ndeshje - 7 pikë | Bilanci: 2F - 1B - 3H | Golaverazhi: 10-6 |
6 | Ukraina | 4 ndeshje - 6 pikë | Bilanci: 2F - 0B - 2H | Golaverazhi: 3-2 |
7 | Irlanda | 5 ndeshje - 6 pikë | Bilanci: 1F - 3B - 1H | Golaverazhi: 5-5 |
8 | Sllovenia | 5 ndeshje - 6 pikë | Bilanci: 2F - 0B -3H | Golaverazhi: 6-7 |
9 | Izraeli | 5 ndeshje - 6 pikë | Bilanci: 2F - 0B -3H | Golaverazhi: 6-8 |