PRIZREN
Zhdrella përmbys Lirinë
5 September, 2015 @18:50
Skuadra e Ferronikelit është kthyer në shtëpi me tre pikë nga stadiumi ku ishte shpallur kampion, Përparim Thaçi.
Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur skuadrën e rikthyer në Superligë, Lirinë, në duelin e golave që përfundoi me rezultat 2-3.
Vendasit ishin ata të cilët dolën të parët në epërsi me golin e Liridon Fetahajt në minutën e 28’ duke e parabolluar portierin Granit Kolshi, derisa vetëm shtatë minuta më vonë sulmuesi i Ferronikelit, Mevlan Zeka, e barazoi rezultatin në 1-1.
Mysafirët për pak sa nuk kaluan edhe në epërsi gjatë pjesës së parë, kur Behar Maliqi (35’) gjuajti fuqishëm drejtë portës, por topi u ndal në shtyllë.
E atë që nuk arriti ta bëjë Maliqi, e bëri Florim Berbatovci, që shënoi nga pika e bardhë, pasi më parë ishte ndalur në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë nga futbollistët mysafirë.
Liria shkoi në pushim me epërsinë 2-1, ndërsa në pjesën e dytë në skenë doli ish futbollisti më i mirë i Kosovës, Mentor Zhdrella, i cili me dy projektile nga gjuajtjet e lira, e përmbysi rezultatin për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Ferronikeli me këtë rezultat vazhdoi bilancin e qindpërqindtë prej 3 fitoreve në po aq ndeshje, derisa Liria edhe pas ndeshjes së tretë në Superligë mbetet pa e shijuar gëzimin e fitores.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.