MITROVICË
Trepça ‘89 e sigurtë edhe përballë Besës
6 September, 2015 @19:10
Trepça ‘89 i është bashkuar Gjilanit dhe Ferronikelit si tre skuadrat e vetme me bilanc të qindpërqindtë pas tre xhirove të para në Superligë.
Ekipi mitrovicas e ka mposhtur në Riza Lushta nënkampionen aktuale, Besën, duke fituar me rezultat 2-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën 34’ me anë të Blerand Kurtishajt, derisa rezultati u barazua katër minuta më vonë me shënimin e Fetim Kasapit nga penalltia, pasi që më parë Kastriot Rexha ishte penguar në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë.
Goli i fitores për Trepçën ‘89 erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën 49’ nga Shpëtim Idrizi.
Më pas Kastriot Rexha shënoi një gol, i cili u cilësua si pozicion jashtë loje nga gjyqtari dhe kështu fitores iu gëzua ekipi vendas.
Në javën e ardhshme Trepça ‘89 do të jetë mysafire e Vushtrrisë, kurse Besa do ta pret në shtëpinë e saj Prishtinën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.