GJILAN
Drita i shpëton fundit
6 September, 2015 @19:18
Është dashur të priten tre javë që skuadra e Dritës ta shijojë fitoren e parë në edicionin e sivjetëm në Superligë.
Ekipi i trajnerit Bekim Isufi pas humbjes në javën e parë në derbin lokal ndaj Gjilanit, dhe më pas ndaj kampionit aktual, Ferronikelit, është këndellur duke e mposhtur në shtëpi Istogun me rezultat minimal, 1-0.
Fitorja e vendasve u sigurua në minutën 73’ me golin e sulmuesit Almedin Murati.
Me këto tre pikë, Drita i është shmangur sado pak fundit të tabelës, ndërsa Istogu vazhdon të mbetët njëra prej skuadrave të pakta që nuk e kanë shijuar fitoren deri më tani.
Rezultatet dhe tabela aktuale.