SHKRUAJNË HISTORINË
Festa e madhe islandeze!
7 September, 2015 @8:36
Islanda është në festë. Shteti ishull, afër Grenlandës së ftohtë, ka arritur që për herë të parë në histori të vendit të sigurojë një Kampionat Europian.
Me barazimin ndaj Kazakistanit 0-0, ekipi i drejtuar nga suedezi Lars Lagerback, ka arritur suksesin historik.
“Kur kam filluar të luajë futboll, as që kam ëndërruar se kjo mund të ndodh,” ka thënë kapiteni i Islandës Aron Gunnarsson pasi që përfaqësuesja në fjalë siguroi biletën për Francë 2016.
Për më tepër, Islanda ka lënë prapa vetes vende si Holanda e Turqia, të cilët po luftojnë për barazh.
SHIKO TABELËN AKTUALE NË RRUGË PËR EURO 2016
Islanda ka qenë ekipi i vetëm që kishte mposhtur Shqipërinë në Qemal Stafa gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Brazili 2014. Islanda kishte arritur barazhin për Botëror, por nuk e kishte kaluar pengesën e fundit.