RIZA LUSHTA - MITROVICË
Humbja e parë
18 October, 2015 @15:38
Lideri i deridjeshëm i Superligës, Trepça’89, që deri sot ka qenë ekipi i vetëm pa humbje, me disfatën e parë ra deri në vend të tretë të klasifikimit.
Gjilani është treguar i fuqishëm dhe luftarak në Mitrovicë sot, derisa me një gol të vetëm në derbin e xhiros ka marrë tre pikë për të dalë në vend të dytë dhe për të mbetur vetëm 1 pikë larg liderit të ri të Superligës, Ferronikelit.
Golin e vetëm dhe vendimtar e shënoi Isa Eminhaziri për ekipin e Sedat Pajazitit, heret në ndeshje. Trepça’89 rrezikoi më vonë përmes Fiton Hajdarit, pastaj Shpëtim Idrizit, por më kot.