Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Hysenagolli: Shpresojmë në lojë pozitive

Hysenagolli: Shpresojmë në lojë pozitive


2 August, 2017 @11:43

Qendra gjigande e Shqipërisë, Endrit Hysenagolli, para ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019” kundër Austrisë, ka vlerësuar ndeshjen për borozani.com.

Hysenagolli ka thënë se po shpresojnë në lojë pozitive.

Ndeshja është shumë e vështirë, te Austria ka edhe lojtarë nga NBA, kanë ekip me më eksperiencë se ne,” ka thënë Hysenagolli, që vesh fanellën e Tiranës.

SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Grupet kualifikuese

“Ne jemi ekip i ri në moshë shumë këtë vit, shpresoj të bëjmë një ndeshje të bukur pozitive edhe rezultatin t’ia lëmë fushës”, u shpreh ish qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli.

Kuqezinjtë drejtohen nga trajneri qipriot, Antonis Constantinides, i cili ka qenë trajner i Shqipërisë edhe në kualifikimet për Eurobasket, vitin e kaluar.

Shqipëria është në një grup me Austrinë dhe Holandën.

Pas ndeshjes së sontme ndaj Austrisë në Tiranë, javën që vjen ‘shqiponjat’ do të fluturojnë për në Holandë, në ndeshjen kualifikuese të radhës.

shq


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019