BERISHA
I lumtur në Rusi
6 April, 2016 @12:50
Në fillim ka pasur frikë pasi që vinte nga një vend që nuk përfillet në Rusi. Por sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Bernard Berisha, sot ka thënë se ndjehet i lumtur te Anzhi Makhachkala në elitën e Rusisë.
Berisha ka kaluar në janar nga kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, te ekipi elitar rus.
“Në fillim kam pasur frikë ngase erdha nga një vend që nuk njihej këtu dhe asnjë futbollist kosovar më parë nuk kishte shkelur këtu,” ka thënë Berisha për Kohën Ditore.
“Nga fillimi e deri tash kam përjetuar respekt të veçantë. Jam i lumtur me jetën në Rusi,” ka shtuar ai ndër të tjera, shkruan gazeta në fjalë.
Bernard Berisha 24 vjeç u transferuar për 600 mijë euro nga Skënderbeu te Anzhi.