ZABËRGJA
I lumtur pranë Llapit
24 June, 2015 @9:01
Skuadra e rikthyer në elitë të futbollit vendor pas një dekade, Llapi, ka përforcuar radhët e veta me njërin nga sulmuesit më me përvojë në Superligë, Enis Zabërgja.
Zabërgja u zyrtarizua mbrëmë si përforcim i ri i skuadrës, ndërsa vetë sulmuesi në fjalë ka thënë se është i lumtur me marrëveshjen e arritur dhe rikthimin te tifozët llapjan.
“Llapi m’i plotësoi kërkesat dhe nënshkrova me ‘ta. Jam i lumtur që po i kthehem tifozëve llapjan,” ka thënë ai për Kohën Ditore sot.
Zabërgja ka luajtur më parë për Hysin, para se të kalojë te Hajvalia.