LENJANI
I njohim mirë, japim maksimumin
13 June, 2016 @23:03
Krahu i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, në konferencën e sotme për shtyp, dy ditë para ndeshjes me Francën ka thënë se kuqezinjtë i njohin mirë kundërshtarët e radhës.
“Do të jetë një lojë e ngjajshme si miqësoret që i kishim. Besoj se edhe ne do të paraqitemi mirë ndaj tyre sikurse në miqësoret e kaluara,” ka thënë fillimisht futbollisti 26 vjeç.
Sa i përket ndeshjes së kaluar ndaj Zvicrës, ai ka thënë se duhet harruar atë.
“Loja jonë ka qenë e mirë, por tash duhet ta harrojmë Zvicrën dhe të koncetrohemi për Francën e Rumaninë,” ka thënë Lenjani që luan në kampionatin francez të futbollit.
E për Francën në ndeshjen e radhës…
“E kemi analizu shumë mirë ndeshjen e kaluar. Kemi parë gabimet dhe në ndeshjet e fundit po i marrim golat shumë shpejtë. Kjo nuk duhet të ndodh më dhe motivi ynë do të jetë maksimal për të arritur sukses në ndeshjen e radhës,” ka shtuar ai ndër të tjera sot.
Franca pret Shqipërinë në përballjen e dytë të Grupit A, të mërkurën mbrëma në “Velodrome” të Marseille-it.