PARA NDESHJES
Edhe më të mirë ndaj Shqipërisë
13 June, 2016 @15:11
Mesfushori i Francës, Moussa Sissoko, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë ka thënë se ekipi duhet t’i përmirësojë disa lëshime nga ndeshja e parë për të qenë edhe më të mirë në ndeshjen e dytë të Grupit A.
“Presingu i lartë i Rumanisë në ndeshjen e parë na ka paraqitur probleme në fillim të lojës. Pastaj ne u dhamë raste atyre. Kjo nuk guxon të ndodhë më,” ka thënë Sissoko sot, transmeton L’Equipe.
“Sidoqoftë, besoj se në ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë do të jemi edhe më të mirë se në të parën dhe nuk kam dilema e as shqetësime për rezultatin përfundimtar,” ka shtuar mesfushori.
Franca - Shqipëria takohen në ndeshjen e dytë për ta në Grupin A, të mërkurën me fillim në ora 21 në “Velodrome” të Marseille-së.
Franca ka 3, ndërsa Shqipëria është pa pikë në Grupin A.